Tragjike në Greqi/ Makina me 4 të rinj shqiptarë përplaset me shtyllat dhe digjet, vdes 17-vjeçari shqiptar…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një automjet me katër të rinj me origjinë shqiptare është përfshirë në një aksident në Kefaloni. Si pasojë e përplasjes, makina ka shpërthyer në flakë, ndërsa brenda kabinës ka qëndruar një 17-vjeçar, i cili s’ka mundur të dalë në kohë. Makina sipas raportimeve ishte duke lëvizur në zonën e Lassi, në drejtim të Platis Gialos. Sipas dëshmitarëve okularë, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, kur është përmbysur dhe është përplasur me shtyllat e vendosura në trotuar.

Zjarri ka djegur 17-vjeçarin i cili ishte ulur në sediljen e pasme dhe nuk ka arritur të dalë nga automjeti, ndërsa zjarrfikësja e mbërritur menjëherë në vendngjarje nuk ka arritur të bëjë asgjë pasi përplasja shkaktoi një shpërthim në mbajtësin e gazit dhe zjarri u përhap shpejt në kabinën e pasagjerëve.

Policia Rrugore e Argostolit ka nisur hetimet. paraprake për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje tragjike. Pasagjerët e tjerë të mjetit janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar vetëm lëndime të lehta.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.