Kryemadhi: Më 25 prill Basha na tradhëtoi, të nisim punën për zgjedhjet lokale…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të nisë një tur me takime me delegatët e Konventës në të gjitha qytetet e Shqipërisë për t’u përgatitur për zgjedhjet vendore 2023.Ajo tha se në 25 prill opozitarizmi shqiptar u tradhëtua nga një person i veshur me kostum, duke akuzuar kështu Bashën.

Kryemadhi tha:

E megjithëse prezenca në parlament është sot modeste, LSI paraqet me peshën e saj elektorale të 25 Prillit, një superfuqi përcaktuese për drejtimin e Bashkive dhe Këshillave Bashkitë në zgjedhjet e radhës lokale, që do të mbahen 1 vit prej sot. Është përgjegjësia jonë, duke vendosur në funksion edhe mësimet e së shkuarës, pra të 25 Prillit 2021 dhe 6 Marsit 2022, për të nisur që sot përgatitjet tona për zgjedhjet lokale që po vijnë. Organizimi për zgjedhjet vendore 2023 do të nisë nga Bashkia Tiranë, e duke vijuar me të gjitha Bashkitë e Shqipërisë. Qytetarët në të gjithë vendin janë të lodhur me situatën aktuale dhe kërkojnë një alternativë”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.