Vjehrri ultimatum që të largohej nga banesa/ Ja foto e 30- vjeçares qe u masakrua me thikë…

Debatet mes Xhevahir Hoxhës dhe bashkëjetueses së djalit të tij, shtetases Merushe Hazizi, kishin kohë që kishin lindur, ndersa vjehrri i kishte vendosur uktimatum që ajo sot te largohej vetë nga shtepia, por e reja nuk ka pranuar. Vjehrri nuk e pranonte dot faktin qe 30-vjeçarja kishte qenë e martuar më herët dhe se kishte edhe 3 fëmijë nga kjo martesë. Agravimi i konfliktit bëri që tre vite më parë çifti i ri të largohej nga fshati dhe të jetonin në një shtëpi me qira në Fier. Por vetëm një javë më parë, ata janë rikthyer në banesën e Xhevahirit për të rinisur bashkëjetesën. Aty kanë nisur sërish sherret dhe konfliktet që çuan në krimin e rëndë që ndodhi paraditen e të martës se sotme…. Kur policia ka shkuar në vendngjarje në fillim ka parë trupin e 61-vjeçarit të varur në pemë dhe më pas brenda në shtëpi 30-vjeçaren e mbuluar në gjak.

Merushe Hazizi
Xhevahir Hoxha

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.