Biletat në format të parashtypur do të hiqen nga qarkullimi. Kështu bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Projekt vendimi i dytë i miratuar, ka të bëjë me kompensimin e naftës për transportin urban, si pjesë e paketës anti-krizë.
Balluku tha:
Ky pr/ligj sjell disa risi, hiqen biletat në format të parashtypura në transportin ndërqytetës. Prerja e biletave do të bëhet përmes sistemit elektronik e-transport të fiskalizuara.
Prerja e biletave bëhet nga agjencitë në mjete, autobus apo kudo tjetër. Ndërkohë platforma elektronike garanton ciklin e plotë të prerjes së biletave. Shtohet elementët e faturës së fiskalizuar. Biletat në format letër do të gjenerohen nga platforma elektronike.’- tha Balluku.
