E bujshme/ Deputetja Greke flet për pakicë kombëtare shqiptare: “Në shkolla duhet të mësojnë gjuhën e tyre” (VIDEO)

Për herë të parë në Kuvendin e Greqisë është folur për pakica kombëtare vllahe, shqiptare dhe sllavomaqedonase. Kjo ka ndodhur gjatë një debati në Kuvendin grek më 8 prill 2022. Ishte deputetja e “Mera 25” në Parlamentin grek, Sofia Sakorafa, e cila përmendi shqiptarët si pakicë në Greqi. Deklarata e saj ka shkaktuar zemërim të madh brenda Greqisë, ku shumë politikanë i kanë dalë kundër.
Deputetja konkretisht gjatë fjalës së saj në Kuvend duke folur për një minoritet “vlleh”, “shqiptar” dhe “sllavo-maqedonas” në Greqi, ka kërkuar që gjuhët e tyre të mësohen në shkollat e vendit.

Deklarata :

“Ne kemi detyrimin që në procesin arsimor, në shkolla, t’u japim minoriteteve mundësinë të përjetojnë diversitetin dhe traditën e tyre gjuhësore. Një parantezë këtu: Së fundi, shteti grek ka detyrimin të kapërcejë trajtimin fobik dhe kompleks të gjuhëve dhe kulturës së veçantë të komuniteteve të tij.

Solidariteti kombëtar dhe ekzistenca e kombit nuk kërcënohet as nga ata, as nga vllehët, as shqiptarët e as sllavomaqedonasit. Dhe askush nuk ka të drejtë të krenohet me historinë e shtetit grek në këtë fushë” u shpreh deputetja.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.