Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, tregon arsyet pse nuk ka shkuar në mbledhjet e grupit parkamentar të Partisë demokratike. Në një intervistë për TCH, Gjekmarkaj thotë se për sa kohë Sali Berisha do jetë pjesë e tryezës, ai s’do të shkojë në asnjë mbledhje grupi. Ai thote që Partia Demokratike nuk mund t’i rikthehet vlerave perëndimore me Sali Berishën në krye të saj, ndersaa mbështet rezistencën e Enkelejd Alibeaj.
“Nuk kam shkuar në grup se e kam shumë të freskët ditën e 8 janarit që mund të ishte një ditë tragjike. Tani e shoh si një pushtim dhe uzurpim të PD dhe s’kam dashur që me prezencën time të legjitimoj këtë uzurpim. Unë nuk do të jem kurrë një deputet i Sali Berishës, do jem deputet i Lezhës dhe i PD në mënyrë që kjo parti të kthehet tek vlerat perëndimore dhe miqësia me SHBA”, shprehet Gjekmarkaj për TopChannel.
“Të duket ndonjëherë sikur PD ra sikur Kabuli, erdhën talebanët për ta marrë, Basha iku si Ashraf Ghani dhe ata e morën pushtetin. Alibeaj nuk është polic, as gardist, është politikan dhe në klimën kur kërkon bashkëpunim do i dëgjosh edhe kur të tjerët sillen si pushtues”. Sot PD ka një kryetar grupi parlamentar që ka shumicën e grupit. Kreu i grupit nuk shkarkohet me vullnet hyjnor por me vullnet të anëtarëve të grupit”, thote Gjekmarkaj.
