Skënder Gega: “Arsyeja që Skënderbeu është këtu është kualiteti ,por unë besoj për sa kohë jam te Korça dua të jap maksimumin”

Barazim pa gola ka mbaruar ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit. Një përballje pa shumë raste dhe e luajtur më shumë në mënyrë të kujdesshme nga ekipet. Korçarët e nisën më kërkues sfidën, duke pretenduar dhe për një 11-metërsh në minutat e para. Ndersa kuqebardhet tentuan fitoren në minutat e fundit dhe Mara iu afrua jo pak në minutën e 80. Duke imituar Lionel Mesin, ndersa ai kaloi 5 lojtarë të Partizanit në driblim dhe në fund i dha topit më shumë forcë, për t’i lënë mundësinë Hoxhës që të ndërhynte.

Ne Gol pas Goli”, trajneri i Skënderbeut, Skënder Gega u shpreh:

I kënaqur me një pikë? “Nga 3 javët që kemi marrë barazim, kam qenë i kënaqur. Pikët janë të rëndësishme për Korçën. Ndeshja me Tiranën ishte më e keqja, ndikuan edhe mungesat. Rikthimit e lojtarëve është forcë e madhe pasi bëjnë diferencën”.

Ndalet ish skuadrën? “Nuk e ndala unë Partizanin, ata edhe mund të fitonin. Kam emocione të veçanta për Partizanin pasi jam rritur te kjo skuadër dhe kam respekt për tifozët, por kjo është puna jonë. Që nga momenti që jam larguar unë, Partizani ka ndryshuar 5 trajnerë. Tani jam pjesë e Skënderbeut dhe jo çdo gjë varet nga mua, por do të bëj maksimumin.

Arsyeja që Skënderbeu është këtu është kualiteti. Unë mundohem t’i jap frymën e mirë, që ata të ndihen të barabartë. Unë kam pasur mungesa në çdo repart gjatë gjithë kohës. Unë dua që Skënderbeu të dali me kokën lart. Unë besoj që kur ngrihem në mëngjes e deri në dark. Unë besoj dhe kështu do të bëj.

Lojtarët e mi e dijnë historinë e Partizanit. Është dashuri që nuk mund ta mohoj. Sporti prandaj është i bukur, por dobësitë e mija nuk i ngatërroj me çështjet e tjera”, Për sa kohë jam te Skënderbeu dua të jap maksimumin u shpreh Gega.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.