Rikthehet rrëqebulli i Ballkanit/ Fotografohet për herë të parë në Parkun Kombëtar të Prespës (Foto)

Një nga kafshët më të rralla në Europë është fotografuar ditët e kaluara në parkun kombëtar të Prespës. Fotoja përkon me 11 vjetorin e fotos së parë të rrëqebullit në Shqipëri, zbuluar më 21 prill 2011. Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) është fotografuar gjithashtu edhe në anën Maqedonase të Parkut të Prespës, pasi kufijtë nuk ekzistojnë për jetën e egër.

Një surprizë e bukur për ekipin tonë gjatë kontrollit të kamerave kurth sot, ishte fotografimi i rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), për herë të parë edhe në Parkun Kombëtar të Prespës. Duke na vërtetuar se ky lloj po vazhdon shtrirjen e habitateve të tij në territorin e vendit, falë metodave të ruajtjes dhe konservimit”, shkruan shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri na faqen e saj në Facebook.

Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.