U arrestuan gjatë operacionit antidrogë në Korçë/ Gjykata merr vendimin: “Lihen në burg 17 nga 24 të arrestuarit”

Gjykata e Korçës ka lënë në ‘arrest në burg’ 17 prej 24 personave të arrestuar 2 ditë më parë, si pjesë e një grupi të shpërndarjes së drogës në qytet. Bëhet me dije se janë lënë në burg: Klajdi Avramushi, Juxhin Kulla, Mateos Aliko, Olger Hasan, Rodolf Mara, Romeo Starovecka, Kristo Shkembi, Emanuel Muka, Joan Xhambazi, Musjano Ali, Kristi Ndoja, Ardian Micani, Arten Zallëmi, Elton Manka, Edjon Agolli, Nikolin Pulluqi dhe Letion Rënxa.

Ndërkohë për 7 personat e tjerë të arrestuar, Igor Mihali, Vasjan Shtambari, Sokol Haxhi, Andrea Bleta, Elton Adili, Andi Duka dhe Sajmir Suvaria seanca për caktimin e masës së sigurisë do të zhvillohet më vonë gjatë ditës së sotme.

Grupi i shpërndarjes së drogës në Korçë u shkatërrua nga Policia më 20 prill, ndërsa janë shpallur në kërkim 7 persona si dhe janë në hetim 101 shtetas. Arrestimi i tyre erdhi pas 5 muajsh hetime.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.