“Sunny Hill Festival 2022”/ Kthen Dua Lipën në Kosovë dhe jo vetem….

Kosovës dhe në veçanti Prishtinës prej dy vitesh i ka munguar njëri nga festivalet që bëri bujë të madhe ndërkombëtare e zgjoi kureshtje për të njohur më shumë vendin e kulturën tonë. Por, duket se pritjes së gjatë tashmë i erdhi fundi. Sunny Hill” është konfirmuar se do të rikthehet sivjet pas dy vitesh pauzë për shkak të gjendjes e përhapjes së vazhdueshme me COVID-19.

Dhe siç rëndom ndodh, duke marrë parasysh që ngjarja e madhe kulturore mbahet në fillim të muajit gusht, përgatitjet veçse kanë filluar. Njëri prej organizatorëve të “Sunny Hill”, Alban Kastrati, në një bisedë për Telegrafin ka dhënë më shumë detaje rreth asaj se çfarë do të ketë këtë vit.

“Tashmë është konfirmuar që Sunny Hill Festival do të mbahet, dhe të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që ky të jetë edicioni më i madh i Sunny Hill i bërë deri tani – si për nga numri i pjesëmarrësve që do të jenë pjesë në festival, poashtu edhe numri i artistëve performues”, ka thënë Kastrati për Telegrafin.

Kur ka nisur “Sunny Hill” dhe cili është qëllimi i festivalit?

Festivali që ka shkaktuar jehonë ndërkombëtare ka nisur në vitin 2018. Ky koncert është mbajtur për dy vite radhazi, 2018 dhe 2019 në fillim të muajit gusht në Parkun e Gërmisë. U bë një pauzë prej dy vitesh si pasojë e situatës epidemiologjike me coronavirus. Festivali, nën drejtimin e babait të Dua Lipës, Dukagjin Lipës, në edicionet e mëparshme të “Sunny Hill” solli yje e artistë të mëdhenj të tregut ndërkombëtar.

Qëllimi kryesor i festivalit është të promovohet Kosova dhe mundësia e ndarjes së platformës së “Sunny Hill Festival” me artistë të mëdhenj botërorë, përfshirë edhe ata lokalë.

Kush ishin disa nga yjet botërorë që performuan në “Sunny Hill”?

“Sunny Hill Festival” në vitin 2018 u mbajt më 10, 11 dhe 12 gusht në Parkun e Gërmisë.

Në mesin e 30 artistëve që do të performonin ishin edhe: Dua Lipa, Action Bronson, DJ Martin Garrix, Stanaj, SG Leëis, Col3trane, Grace Carter, Bondax dhe shumë këngëtarë të tjerë të famshëm shqiptarë.

Nga yjet vendorë interpretuan: Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Dafina Zeqiri, Gjiko, Lumi B, Buta, Kidda, ODA, Jericho, Gamblemania, Asgjë Sikur Dielli, Genc Salihu, Shpat Deda, Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra. Edicionet e kaluara mund të thuhet se kanë qenë të mrekullueshme, duke marrë madje edhe vëmendjen e tabloideve të huaja si: New York Times, The Guardian, Vogue, MTV, BBC, Reuters dhe dhjetëra media tjera boterore.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.