Noizy pjesë e kinemasë / Do të luajë në një serial gjerman përkrah Blerim Destanit…

Reperi i njohur nga Durresi, Noizy, prej vitesh ka korrur suksese të mëdha në muzikë duke u bërë një nga emrat më të pëlqyer në showbizin shqiptar. Krahas karrierës së bujshme që ka ndërtuar si artist, Rigels Rajku (emri i plotë) duket se po kalon në një tjetër fushë Siç ka bërë të ditur në rrjete sociale, krijuesi i hitit “Jena mbretër” do të jetë pjesë e një seriali. Ai do të luajë përkrah aktorëve të njohur shqiptarë, Blerim Destani dhe Xhevdet Jashari.

“Dita e xhirimeve, seriali Der Trakt”, ka shkruar ai duke etiketuar Berlinin, pasi duket se aty po kryhen xhirimet.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.