Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” për shtetasin M. G., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi dje në lagjen nr. 1, Pogradec, ky shtetas gjatë një konflikti të çastit ka dëmtuar me mjet prerës dhe ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin E. C., 37 vjeç, banues në fshatin Gurras, Pogradec, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rretheit Gjyqësore Pogradec për veprime të mëtejshme.
