Një aksident i çuditshëm ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë afër varrezave të qytetit. Një ambulancë është përfshirë në aksident dhe për pasojë është përmbysur duke u kthyer me rrota përpjetë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Kujtojmë që pak kohë më parë në bulevardin Fan.S.Noli një tjetër autoambulancë u përfshi në një aksident automobilistik…

Ambulanca përplaset me makinën në Korçë dhe përmbyset (Video) pic.twitter.com/yzsKr52YmR
— KorcaBlog.com (@korcablog1) May 5, 2022
