Shqiptari bekon Realin per ne finale dhe flamuri ynë kuqezi valon në festën e Real Madridit, në “Bernabeu”(Video)

Një ngjarje interesante ka ndodhur në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Realit të Madridit dhe Mançester Sitit. Një person me flamurin shqiptar hyri në fushë në minutën e parë të 15 minuta shtesë. Arsyeja pse tifozi me flamurin shqiptar hyri në fushë ishte Benzema, të cilin shkoi ta përqafonte. Tifozi shqiptar mbante veshur edhe një bluze teksa mbrapa ishte shkruar emri i Benzemasë, duke lënë të kuptohej se ishte një fans special për bomberin francez. Tifozi me flamurin shqiptar shkoi ta përqafonte Benzemanë, teksa më pas u nxori jashtë nga forcat e sigurisë. Ky përqafim i tij, duket se i ka sjellë fat sulmuesit të Realit, që 3 minuta më pas shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.