Kristian Medolli, i arrestuar nga Policia, është arratisur ditën e sotme nga ambientet e Gjykatës së Korçës. Ai u ka ikur nga duart efektivëve të policisë teksa ka qenë në sallën e gjyqit. Medolli ishte arrestuar 3 ditë më parë per vjedhjen e nje banese ne fshatin Qatrom atje ku dhe banonte .Ndersa po priste që t’i jepej masa e sigurisë, ai ka përfituar dhe është larguar. Policia ka ngritur post-blloqe për të bërë të mundur kapjen e tij..
Korçë/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, nga salla ku po zhvillohej seanca gjyqësore, është larguar shtetasi K. M., 21 vjeç, banues në Qatrom, Korçë, (i arrestuar më datë 06.05.2022, për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom).
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e këtij shtetasi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

