Më 25 maj 2022, ditë e mërkurë, në Tiranë, më saktësisht në “Air Albania” do të zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës. Roma që në gjysmëfinale eliminoi Leicester Cityn do të ketë përball skuadrën holandeze, Feyenoord, që arriti të mund Marseillen. Por shqiptarët mendojnë të parët për të rritur sa më tepër përfitimet dhe nuk e lënë në dorën e miqëve holandez dhe italianë. Nëse shohim në “Booking.com”, dallimet mes datave të shumica e hoteleve dallojnë në çmime për data normale dhe ato të datës 25 maj 2022, pavarësisht që dhomat janë të njëjta çmimet janë ngritur më shumë se pesëfish.
E nisim fillimisht më “Tirana Backpacker Hostel”, ku vlerësohet si hotel me pesë yje dhe një dhomë aty për një natë kushton 80 euro, sidoqoftë, nuk qëndron e njëjta me datë 25 maj, pasi kjo vlerë është ngritur në plotë 720 euro.Ose edhe rasti i “Hotel Victoria Tirana” që normalisht një dhomë për një person kushton 220 euro, derisa më 25 maj, do të kushtojë plotë 833 euro.
Ndërkohë fantazia është shfrenuar me një çmim të vendosur në një hotel në zonën kryesore të Tiranës, ku për dy persona duhet të paguash 8000 euro për të fjetur.



