E rëndë, 47-vjeçarja trondit familjarët/ Babai e gjen vajzën të varur në banesë…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Vlorë. Mësohet se një babai është përballur me një skenë të rëndë. Ai është futur në shtëpinë e vajzës së tij në fshatin Selenicë, teksa ka gjetur pa shenja jete të vetëvarur, të bijën e tij, shtetasen A. H., 47 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 06:20, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të tragjedisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 15.05.2022, rreth orës 06:20, në fshatin Selenicë, brenda në banesë, është gjetur nga babai i saj, e vetëvarur shtetasja A. H., 47 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.