Është shpallur fituesi i Eurovizionit për vitin 2022. Pas votave të jurisë dhe publikut, fitues u shpall Ukraina me 631 pikë. Në vend të dytë u shpall Britania e Madhe. Pjesën dërrmuese të votave Ukraina e mori nga publiku, i cili e mbështeti atë nisur edhe prej luftës atje. Kënga “Stefania”, i ishte dedikuar fillimisht nënës së një prej anëtarëve të grupit, por shumë shpejt u bë një homazh për të gjitha gratë ukrainase që po përballen me luftën… Në një pjesë të tekstit të këngës shkruhet:“E gjej gjithmonë rrugën për në shtëpi, edhe nëse të gjitha rrugët janë shkatërruar”.
Në vendin e tretë u rendit Spanja, përfaqësuar nga Chanel me “SloMo”. Në top pesëshe, janë gjithashtu Suedia – shtet i përfaqësuar nga Cornelia Jakobs me “Hold me closer” dhe Serbia, që u përfaqësua nga Konstrakta me këngën “In Corpore Sano”.
CONGRATULATIONS UKRAINE! And a huge CONGRATULATIONS to our @SamRyderMusic, we are so proud of you! Thank you 💙 #Eurovision pic.twitter.com/8ZhdSedTTp
— BBC Eurovision🇬🇧 | 👩🚀#teamSPACEMAN (@bbceurovision) May 14, 2022

