Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të urës së fshatit Lumalas ,ndërsa janë përplasur dy automjete. Ku një mjeti tip Bmw “X6” është përplasur me një taksi ,tip Mercedes- Benz e si pasojë i ka ikur njëra gomë duke përfunduar në kanal. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar nga aksidenti, por vetëm dëme materiale.Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Aksidentet më të shpeshta në këtë aks ndodhin si pasojë e dëgëzimeve pasi fermerët i përdorin ato për të hyrë dhe për të dalë në tokat bujqësore duke i kthyer shpeshherë ne burim aksidenti.

