Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka lajmëruar sot se data 25 maj eshte caktuar me vendim qeverie dite pushimi zyrtar, por per te gjitha institucionet publike te qarkut te Tiranes. Çuçi tha se hyrjet për në kryeqytet do të bllokohen deri në orën 6 të pasdites, dhe se ata që dëshirojnë t’i bashkohen festës në kryeqytet, duhet të vijnë pas orës 18:00. Në datënn 25, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë përballet Roma dhe Feyenoord.
Çuçi tha:
Akset hyrëse do bllokohen në datë 25 deri në 18:00 pasdite. Kushdo që do t’i bashkohet festës mund të vijë në Tiranë pas kësaj ore. Kështu do garantojmë që fluksi të menaxhohet në mënyrë shembullore”.
Ajo ditë do të jetë pa makina, në gjithë Tiranën nuk do të ketë qarkullim makinash. Të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen në datën 25 deri në 6 pasdite. Kushdo që do t’i bashkohet festës në Tiranë, mund të vijë pas orës 6 pasdite”, deklaroi ministri Çuçi.
