Personat në foto janë tre viktimat e ngjarjes tragjike të shënuar dy ditë më parë në Pukë, në zonën e Fushë Arrëzit, ku humbi jetën nëna me dy vajzat. Në ngjarjen tragjike humbi jetën Prena Kola 43 vjeçe, nëna e dy vajzave, Sidorela Kola 19 vjeçe dhe Ermira Kola 16 vjeçe. Njëra nga vajzat e familje ka qenë duke bërë dush dhe ka rënë në kontakt me korrentin.Një grup ekspertësh kanë zbuluar se energjia është përcjellë nga një defekt në lavatriçe.

