Kohë për plazh,dielli do jetë përvëlues/ Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët nga e Mërkura…

Përshëndetje nga SHMU!

Duke lënë mënjanë ditën e sotme me reshje shiu e ulje temperaturash; për javë që presim përpara rikthehet moti i qëndrueshëm si dhe rritje temperaturash. Në këtë mënyrë dita e nesërme (e Hënë) parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash. Në relievet malore në formë stuhish e rebeshesh të izoluara.

Për ditën e Martë pritet një përmirësim i mëtejshëm. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Por, në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra në formë rrebeshesh dhe stuhi shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Duke filluar nga dita e Mërkurë deri ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në lindje të territorit. Gjithashtu parashikohet mot i nxehtë dhe temperatura të larta për shkak të masave ajrore jugore.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.