Çifti i të moshuarve lidhet dhe grabitet nga maskat/ Autoret me makinën e vjedhur aksidentohen në tentative arratisje por…

Dy të moshuar janë grabitur gjatë natës së kaluar në banesën e tyre në Vermosh. Hajdutët kanë vjedhur shtëpinë dhe me maikinën e të moshuarëve janë larguar nga vendi i ngjarjes, por kanë pësuar aksident me automjetin e tyre. Për t’i shpëtuar policisë ata kanë marrë një automjet tjetër në fshatin Selcë nën kërcënimin e armës duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit. Në këtë moment, kanë braktisur automjetin dhe dyshohet se kanë ikur në këmbë në drejtim të Malit te Zi.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 02.20, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, 2 persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit T. T., disa sende me vlerë dhe një shumë parash.

Më pas, këta shtetas kanë marrë automjetin tip “Volkswagen” që ka qënë i parkuar në oborrin e banesës së shtetasit T. T. dhe janë larguar. Grupi hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të saj.

Automjeti tip “Volkswagen i aksidentuar gjate arratisjes

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.