Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se fajtor për largimin e shqiptarëve nga vendi është kryeministri Edi Rama. Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës, ku shtoi se edhe pas 31 vitesh demokraci, shqiptarët cilësohen nga bota si njerëzit e gomoneve.
“Qytetarë dhe qytetare të të gjithë Shqipërisë. Kudo ku jeni sonte keni përshëndetjet më vëllazërore. Nga ky tsunam i lirisë së Shqiptarëve. Nga këta qindar mijëra djem dhe vajzam burra dhe gra, që po shqyejnë sonte bulevardin dhe rrugët e Tiranës. Të dashur demokrate dhe demokratë. Anëtarë të Partisë së Lirisë dhe partive të tjera opozitare.
Qytetarë të paparti, socialist dhe njerëz të të gjitha bindjeve dhe kauzave të drejta. Mirënjohje të pakufijshme për këtë pjesëmarrje që rrezaton në çdo vatër shqiptare shpresë dhe besim se ky vend do të ndryshojë. Miqtë e mi, ne mblidhemi sot këtu në një kohë, njëlloj si 32 vite më parë, pasi bota na shef si njerëzit e gomoneve.
Le të ndalemi për një moment. Pse ne sot, pas 31 vitesh, rrugën e lirisë, përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve. Nuk ka vend të bekuar si kjo tokë. Nuk ka vend më të pasur si ky vend. Shqiptarët sot janë populli i gomoneve, sepse dikush dhe ky dikush është Edi Rama. Ju ka grabitur votën, ju ka plaçkitur votën”, u shrpeh Berisha.
