Ku rreh zemra e ekonomisë Korçare/ Fermerët: “ Të na rroje qeveria…kuadrot dhe neve na rroftë…

Pamjet tregojnë qartë se shumica e prodhimit ka përfunduar e hedhur kanaleve, ndërsa dhjetëra tonelata qepë janë ende në tokë, ndërkohë që sipas kohës së prodhimit, duhet të ishte në treg. Kostot e shtuara me rritjen e çmimeve, mos subvencionimi nga shteti, por dhe mungesa e një pike tregtimi kanë ndikuar në uljen e çmimit dhe mbetjen stok të këtij produkti bujqësor.

“Është nga mungesa e tregut. Qepa është shumë e mirë, çmimet janë shumtë të ulëta. Plehrimet e të tjerat kanë shkuar shumë shtrenjtë e rrjedhimisht ne duam ta shesim më shtrenjtë. Për të shitur nuk kam shitur asgjë, për të pasur shyqyr Zotit ka shumë por nuk shkon. Dapi, plehrimi është i shtrenjtë. Deri tani me humbje se nuk kemi shitur. “-deklaron Edmond Braushi, fermer.

“Kam afro 200 kuintalë. Nuk pyet njeri fare. Shkoi me 3 e gjysmë më parë, tani nuk pyet më njeri. Thonë me 2.8 por nuk vjen njeri ti marre. Unë kam rreth 200 kuintalë qepë. 1 milion e gjysmë i kam hedhur, tokë me qira, rreth 300 mijë kam marrë deri tani. Jam me humbje”- thotë fermerja Shegë Zacellari.


Kam rreth 70-80 kuintal qepë. Asnjë nuk kam shitur. Hiç. Vijnë tallen, e marrim sot nesër e asgjë. Mjerë ne, mjerë ky popull. Asnjëherë nuk kam dalë intervistë ama na ka zënë halli aty ku nuk tregohet. Na këputi ne fshatarëve, me mollë, me qershi, asgjë nuk shkon. Kam 4 fëmijë atje, buke nuk kanë të hanë. Me shpirt me zemër e them. Hiç do behet. Do ha kafshatë buke, të rroje qeverie, kuadrot e neve na rroftë. Mjerë ky popull se çfarë heq “- shprehet Festim Shkëmbi, fermer për euronews.

Çmimi i një kilogramë qepë sot tregtohet me 30 lekë. Referuar 5 viteve të fundit, ky është çmimi më i ulët. Ndikim ka edhe importi i qepës nga vendet e rajonit.

Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.