Bordi vë dorën në zemër, ul çmimin e naftës me 2 lekë …

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë me 2 lekë çmimin e naftës, duke e çuar atë në 221 lekë për litër, nga 223 që u vendos ditën e protestës më 12 nëntor. Po ashtu është ulur me 5 lekë edhe çmimi i benzinës, që në tregun e shitjes me pakicë do të kushtojë 204 lekë litri. Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të jetë 73 lekë/litri . Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 16.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 950, -29 nga data 11.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1025, – 5 nga data 11.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje në 112.38 (- 1.65 nga data 11.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 73 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 61 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 127 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: