Përleshje me thika në Korçë, 27- vjeçari merr plagë në bark…

Pasditen e djeshme një i ri 27-vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të Korçës. Ai ishte çarë me mjet prerës në bark. Sipas informacioneve paraprake gjithçka ka ndodhur pas një sherri në zonën e quajtur “Trekëndëshi”, ku gjatë përleshjes i riu ka mbetur i plagosur. Sipas burimeve policore bëhet me dije se forcat blu të komisariatit të Korçës kanë bërë të mundur identifikimin e autorit. Ky i fundit është shpallur në kërkim. Në total janë 3 persona të shpallur në kërkim. Mësohet se njëri prej tyre ka goditur 27-vjeçarin me thikë. Ndërkohë dy të tjerët janë shpallur në kërkim pasi nuk kanë kallëzuar krimin .

Njoftimi i Policisë:

Specialistet për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit R. I., 19 vjeç, A. A., 19 vjeç dhe E. L., 19 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasi R. I., dje, në lagjen nr. 15, Korçë, gjatë një konflikti të çastit, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin A. H., 27 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e kryera rezulton se në konflikt kanë qenë të pranishëm edhe shtetasit A. A. dhe E. L., të cilët nuk kanë njoftuar organet e Policisë, për ngjarjen e ndodhur. Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: