Sotiraq Filo lë nam me propagandën boshe/ Ja fotot që publikon vetë sesi punojnë punonjesit e Bashkisë pa masa mbrojtëse në punë…

Teksa ndodhemi 6-muaj para zgjedhjeve mania e pushtetarëve për të reklamuar sa më shumë ato pak investime që bëjnë i kalon limitet. Në Korçë, kryebashkiaku socialist Sotiraq Filo për të dokumentuar inspektimet që po kryhen në shtratin e përroit të Mborjes …duke kerkuar te mare sa me shume like i eshte demaskuar propaganda boshe pasi ka “harruar” të pajisë punëtorët e bashkisë me masa mbrojtëse gjatë punës. Ashtu siç mund të shihet edhe në fotot e mëposhtme të postuara nga vetë Filo, punëtorët e bashkisë duken të veshur vetëm me rrobat e tyre dhe asnjë kapele mbrojtëse apo veshje të tjera që sigurojnë jetën e punëtorëve në punë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.