Përplasi për vdekje 58-vjeçarin në Maliq / Identifikohet dhe arrestohet shoferi i Benz-it…

Policia zbardh aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi, që ndodhi mbremjen e sotme në afërsi të fshatit Drithas. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari Gerald Terolli, i cili duke drejtuar automjetin tip Benz ,aksidentoi me pasojë vdekje shtetasin Roland Shahinasi 58 vjeç dhe më pas u largua nga vendngjarja. Ndaj 29-vjeçarit rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Policia informon se:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas një pune intensive hetimore, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i G. T., 29 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje Roland Shahinasi, 58 vjeç, banues në Drithas, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: