Kreu i Antimafias: “Mafia shqiptare, një nga tre më të fuqishmet në Holandë, dominon Amerikën Latine

Kreu i antimafias Nicola Gratteri ka dhënë një intervistë të gjatë për podcast-in e reperit të njohur Fedez. Ai ka treguar detaje për arrestimin e bosëve të mafias Ndrangheta dhe Cosa Nostra dhe lidhjet e tyre. Duke folur për Holandën, në një moment ai përmend edhe mafian shqiptare.

“Amsterdami nuk është më ai i 20 viteve më parë. Vetëm në harkun e një viti është vrarë një gazetar, një avokat dhe një bashkëpunëtor i drejtësië. Kur shkoja 20 vite më parë në Roterdam apo Amsterdam për të folur me prokurorët pasi janë portet ku vjen pjesa më e madhe e kokainës bashkë me atë të Antverpit ju thoja të kishin kujdes: “Këtu keni “Ndranghetta”- u thoja, por askush nuk më besoi.


Sot vijnë këtu të terrorizuar dhe thonë:

“Kemi dhënë 100 milion euro për një burg të ri”. Po, por nuk është çështje burgjesh. Çështja është të krijosh një legjislacion sipas sjelljes kriminale. Kur e thoja unë kishte vetëm një mafie. Atëherë ishte vetëm Ndranghetta. Sot janë 3 mafia. Është Ndranghetta, është mafia shqiptare që nuk është më ajo që grabiste vila.

Mafia shqiptare është shumë e strukturuar dhe është bërë e pasur në vendin e saj, falë edhe një korrupsioni të frikshëm. E treta është mafia afrikane. Ajo është një mafie me “m” të fortë pasi përdor një dhunë të tmerrshme. Tani janë të terrorizuar sepse Holanda nuk është më një parajsë” – thotë kreu i antimafias italiane.

Shiko në minutën 20.00 në videon më poshtë:

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.