Tërhiqet Alimehmeti/ Këlliçi mundim Veliajn unë kryetar pas 14 majit, mjeku zv.kryetar…

Ilir Alimehmeti tërhiqet nga primaret. Belind Këlliçi, tashmë është kandidati i PD përballë Erion Veliajt të PS-së për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Këlliçi dhe Alimehmeti dolën në balotazh, por mjeku vendosi të tërhiqej nga gara. Në një dalje për mediat, Këlliçi i premtoi Alimehmetit postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës në rast se ai fiton.

Alimehmeti tha :

Anëtarësia e Tiranës shprehur me votë për herë të parë se kë do si kandidat dhe në respekt të votës së anëtarësisë duke falenduar çdo votues për një proces që shkoi pa asnjë vërejtje dhe u numërua çdo votë dhe anëtarësia foli në favor të Belind Këlliçit tha ai .

Kellici tha :

Sot shqiptaret janë të befasuar nga ky standard i vendosur në politikën shqiptare. Fokusin kryesor e kam pasur te baza dhe anëtarësia e Partisë Demokratikë. Kjo ka qenë një fushatë civile e qytetare, jemi sërish me njëri-tjetrin. Jam i bindur se ky është një ogur i mirë në politikën shqiptare. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij procesi dhe për ta çuar një standard më tutje ne sot publikisht do adaptojmë një formë amerikane të garës, formën presidenciale.

Ashtu si në Amerikë kam kënaqësinë më të madhe sot që kur I kam hyrë këtij rrugëtimi kam qenë I bindur se do ta mundja Veliajn në garën për Tiranën, me Alimehmetin si krahun tim të djathtë dhe nënkryetar të bashkisë së Tiranës që nga 14 maji ne do sjellim një model krejtësisht ndryshe”, tha Këlliçi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.