Goditja me grusht/ Berisha: “Autori është agjent i Policisë Kriminale…..

Në një konferencë për mediat, Sali Berisha ka thënë se personi që e sulmoi është agjent i Policisë Kriminale, me origjinë nga fshati Krahës i Tepelenës. “Siç u pa, ishte një akt agresiv kriminal, i një personi që plotëson çdo kusht për të qenë i përdorur. Por ajo që është më flagrante, është se personi është agjent i policisë kriminale. Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale, kontingjent që futen me doza të vogla në rrethet e trafikantëve, problem me disa ç’rregullime.

Ju e dini se në raste të tilla këta persona përdoren, se një njeri normal nuk pranon kurrë të përdoret. Edi Rama duke dashur që të paraqesë veten duar jashtë e paraqiti veten 100% duar brenda”, tha Berisha.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.