Goditja e Berishës /Reagon Rama: “Akt i patolerueshëm!

Edi Rama ka reaguar, pak minuta më parë, në lidhje me sulmin ndaj Sali Berishës, ditën e sotme. Sipas Ramës, sulmi është i pajustifikueshëm dhe i patolerueshëm. Ndërkohë, Berisha thekson se pas sulmit është dora e Edi Ramës

Reagimi i plotë:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme!

Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.