Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Polenë të Korçës, ku një person ka humbur jetën pasi një mjet tip “Nissan” ka dalë nga ura e këtij fshati dhe ka rënë në lumë. Mësohet se viktima është Artan Pishtari 45 vjeç nga Voskopoja. Është dashur ndërhyrja e policisë dhe mjetit zjarrfikës për të nxjerrë trupin e viktimës i cili është transportuar në morgun e qytetit.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 11.12.2022, rreth orës 20:38, tek ura pranë fshatit Polenë, Korçë, shtetasi A. P., 45 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Nissan”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.
Drejt vendngjarjes u dërguan ambulanca, shërbimet e Policisë Rrugore dhe zjarrfikësja, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë, të drejtuesit të automjetit shtetasit A. P., i cili udhëtonte i vetëm.
Trupi i 45-vjeçarit, u dërgua në morgun e spitalit Korçë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit .
Korçë/ Aksident i frikshëm në Polenë, mjeti del nga ura dhe bie në lumë… pic.twitter.com/MM7T6Gpz16
— KorcaBlog.com (@korcablog1) December 11, 2022
