E rëndë/ Babai alarmoi policinë për e zhdukjen e djalit, 35-vjeçari gjendet i pajetë…

Një 35-vjeçar i cili u denoncua nga babai si i zhdukur është gjetur i pajetë sot pasdite. Babai i tij pesë ditë më parë kishte bërë kallëzim në polici, për largimin e djalit. Ndërkohë nga këqyrja paraprake rezulton se i riu nuk ka shenja dhune .Ndërkohë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Lushnjë/Informacion paraprak


Rreth orës 17:30, në afërsi të lagjes “18 Tetori”, Lushnjë, është gjetur i pajetë në një pjesë toke(arë), shtetasi M. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë në datën 10.12.2022, pasi babai i tij kishte bërë kallëzim për largim nga banesa të djalit të tij i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.