Pogradec/ Ngatërrojnë shishen e uthullës, me atë me lëndë kimike, burrë e grua rëndë në spital…

Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi në Pogradec. Policia ka njoftuar se burrë e grua, përkatësisht B. O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, kanë konsumuar të dy padashje lëndë kimike helmuese .Pas kësaj ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit. Gjendja e tyre është e rëndë. Ata kanë rrëfyer se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht pasi e kishin ngatërruar lëndën helmuese (herbicid) me shishen e uthullës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.