Korçë/ Digjet makina në ecje, shpëton për mrekulli shoferi (Video)

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Radanec” të Korçës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Shoferi ka shpëtuar pa lëndime ,ndërkohë mjeti është përfshirë i gjithi nga flakët. Dyshohet që zjarri të jetë aksidental dhe të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik ne mjet. Ekspertët e grupit hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të saj.

Siç duket në videon e siguruar, në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse që janë në luftë me flakët.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.