Aksident i frikshëm në aksin Elbasan-Tiranë/ Trajleri përplaset me autobusin dhe bllokon qarkullimin…

Hyrja për në qytetin e Elbasanit është bllokuar totalisht. Rrëzimi i një kamioni i tonazhit të rëndë, i nisur nga Bullgaria, ka paralizuar qarkullimin në rrugën kryesore që të çon për në Elbasan. Për pasojë janë krijuar radhë kilometrike automjetesh në hyrje dhe dale të aksit Elbasan-Tiranë. Aktualisht akoma nuk është hequr nga vendi i ngjarjes as kamioni dhe as autobusi, gjë që ka sjellë rëndim të situatës së trafikut.

Në vendngjarje ndodhen dhe ekipet policore, të cilat po koordinojnë punën për rinisjen e qarkullimit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.