Ermira Babaliu: “Nuk rri dot pa ardhur, më merr malli, në pogradec vij 3-4 herë në vit

Ermira Babaliu është ndër këngëtaret më të mira shqiptare, e cila ka shkëlqyer në çdo skenë para viteve 90’. Tashmë ajo jeton në Amerikë prej rreth 26 vitesh, ndërsa nuk harron të rikthehet në vendin e saj, ku siç thotë ajo malli është tepër i madh. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, Ermira flet më tepër për kthimet e herëpashershme dhe planet e reja artistike.

Një nga arsyet që erdha, është se unë nuk rri dot pa ardhur, më merr malli. Kam në pogradec disa punë, vij 3-4 herë në vit, qoftë edhe për këtë trillin që më zë malli, për familjen , miqtë, shokët e shoqët dhe për varret tani” tha ajo.


Artistja ndër të tjera, foli edhe për bashkëshortin e saj Aleksandrin si mbështetjen e saj të madhe në gjithë këto vite:

Jam shumë e lumtur që ne me bashkëshortin jem marrë vesh shumë mirë për atë pjesë të lirisë, që mbështetet mbi besimin dhe jam shumë e lirë dhe kam qenë shumë e lirë për të vepruar bukur artistikisht dhe për të ndjekur karrierën, sepse nëse do të kishe disa kufizime sado të vogla që të jenë ato nuk të lejojnë që të bëjnë një komplet dhe e falenderoj Sandrin.

Jam shumë e lumtur që këngët e mija janë risjellë herë pas herë nga më të rinjtë.Tani po mendoj që ti kem të kënduara me cilësinë e tekonologjisë së fundit. Kënaqem shumë kur këndojnë këngët e mija, sepse e shoh edhe si mision të artistit kur ka vazhdimësi. Unë e kam realizuar misionin dhe ndjehem dhe e realizuar dhe e lumtur. Mendoj që do të jetë e përkohshme edhe pse është trendi edhe në aspektin global, por gradualisht po distancohen ajo pjesë e vlerave nga kto, dhe po ricikliohen vlerat e vërteta dha në report tv artistja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.