Mitsotakis në Dropull/ Flamuri Grek në përmasa ‘gjigande’,krah tij i vogël flamuri Shqiptar(Fotolajm)

Vizita e kryeministrit grek në Dropull nuk na ka kaluar pa një incident, i cili ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe atyre që e kanë ndjekur përmes mediave. Fotoreporteri i Associated Press, Franc Zhurda, ka fotografuar fasadën e ndërtesës para së cilës qëndronin të dy kryeministrat. Në fasadën e se ciles ishte shpalosur një flamur gjigand grek ndërsa krah tij qëndronte, sa për të thënë, një flamur i vogël shqiptar.

Nuk kishte asgjë të keqe sikur flamuri shqiptar të ishte me të njëjtat përmasa si flamuri grek. Nuk dihet kush është marrë me organizimin e takimit, por dikush nga Protokolli i Shtetit apo Bashkia Dropull do duhet të mbajë përgjegjësi për këtë incident. S’dihet nëse kjo gjë i ka rënë në sy apo jo kryeministrit Edi Rama i cili e shoqëroi homologun grek Mitsotakis gjatë vizitës në fshatin Dervican .

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.