E fundit/ Termeti ‘shkund’ Greqinë, ja sa ishte magnitura…

Një tërmet i fuqishëm 4.9 Rihter është regjistruar në Evia të Greqisë dhe është ndjerë në Atikë. Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia fokale është matur në 10 km ndërsa epiqendra është 7 km në lindje të Psachni Evia. Sipas mediave greke, deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.

Kujtojmë se Greqia është një nga vendet që preket më shumë nga tërmete të tilla, që shpesh herë sjellin edhe dëme të konsiderushme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: