E fundit /Tërmeti ‘shkund’ Shqipërinë….

Lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë vetëm pak çaste më parë në Tiranë, ndërsa raportohet se ka pasur lëkundje edhe në qytetin e Lezhës. Sipas Emsc magnituda llogaritet të ketë qenë 5.2 ballë, ndërsa është shoqëruar edhe nga pas lëkundje të tjera. Sakaq, bëhet me dije se epiqendra e tërmetit ndodhet 19 kilometra në veri-lindje të Krujës, ndërsa mësohet se lëkundjet u ndjenë në disa qytete si Tirana, Lezhë, Laç dhe Durrës.

Ende nuk dihet nëse ka dëme.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.