Kiara feston sot 27-vjetorin e lindjes.Fillimisht kanë qenë familjarët e saj (prindërit dhe vëllai) që nga Italia ia kanë dërguar një video-mesazh urimi. Më pas, prezantuesja Arbana Osmani e ka ftuar Kiarën që të shkojë në oborr për surprizën e radhës, ku e priste këngëtari Luiz Ejlli – konkurrenti që flirton dhe mundohet t’ia fitojë zemrën.
Artisti shkodran ka interpretuar live për Kiarën këngën “Perfect” të Ed Sheeran në shenjë dedikimi për simpatinë e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
