Azotiku i Fierit, vepra që bëri epokë – Nga Demir Korita

Azotiku i Fierit, një nga veprat më të mëdha të socializmit që bëri revolucion në bujqësinë shqiptare me plehrat azotike, pësoi atë fat që pësoi e gjithë Shqipëria, u shkatërrua në mënyrën më barbare e më fatkeqe. Nuk do të zgjatem shumë në analizën e këtij problemi, pasi nuk është qëllimi dhe objekt i këtij shkrimi.Ky shkrim është një shenjë nderimi për djersën dhe gjakun e derdhur të qindra njerëzve në këtë vepër, një shenjë respekti për gjithë ata inxhinierë, specialistë dhe punëtorë që jo vetëm punuan aty me përkushtim, por edhe sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre.

Kjo kujtesë dhe trajtesë në 50-vjetorin e krijimit të Azotikut, është edhe si një homazh për gjithë ata njerëz që dhanë jetën aty, por edhe për gjithë ata veteranë e pensionistë që kanë punuar aty e që kthejnë çdo ditë kokën me nostalgji nga fusha e Drizës, që për ta ishte buka dhe jeta e tyre.


Për ndërtimin e uzinës së Nitrat Amonit, shteti i kohës dhe Kina bënë marrëveshje për blerje të makinerive dhe pajisjeve dhe të patentës firmës së prodhimit të industrisë kimike më të fuqishme në botë “Montecatini”, me qendër në Novara të Italisë.

Për ndërtimin themelor të kolonave të uzinës, atyre të kompresorëve, u angazhuan rreth 3000 punëtorë, midis tyre edhe ushtarë të reparteve të punës që punonin me tre turne.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.