14 maji, Erion Braçe kritika PS-së:”Jemi vonë, kandidatët duhet të ishin bërë publike…

Ish-zv/kryeministri, deputeti socialist Erion Braçe shihet si kritik i mazhorancës, por ka bërë me dije se ka marrëdhënie korrekte institucionale me Edi Ramën. Ai u shpreh se propozimet e tij janë të majta dhe në përputhje me qëllimet e PS-së. Duke iu referuar ministrave që ”flenë gjumë”, Braçe tha se janë në fokus të kritikës së tij.

“Raporti ynë s’ka rëndësi, më mjafton të kem marrëdhënie korrekte institucionale me Ramën. Kjo është themelore. Deputet me kryeministrin, me kryetarin e partisë. Në marrëdhëniet personale nuk kanë pse të hyjnë të tjerë.

Në marrëdhënie institucionale kam qëndruar aq korrekt sa s’ka ku të shkojë më. Kam bërë punën time në zonën elektrorale dhe të gjitha propozimet e mia janë të majta dhe në përputhje me qëllimet dhe objektivat e PS.

PS duhet të jepet, përkundrejt shoqërisë, s’e kemi pretenduar që vetëm ata që janë në PS vlejnë për kandidat për të qeverisë Bashkinë, ka edhe element të tjerë, që i bëjnë mirë komuniteteve për të qenë kandidat dhe për të marrë përgjegjësi, përzgjedhja duhet të bëhet në komunitet dhe për të sjellë në PS për ajër të freskët”, tha Braçe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: