Një bombël gazi shpërtheu ditën e sotme në katin e katërt të një pallati në Korçë. Si pasojë e shpërthimit 40-vjeçari Klodian Gjoka ka pësuar djegie të shumta dhe ndodhet në spital ku po merr ndihmën e parë. Ai ishte një emigrant shqiptar, që sapo ishte kthyer nga Greqia. Fatmirësisht, ndodhej vetëm në apartament në momentin e shpërthimit, pasi 5 pjestarët e tjerë të familjes kishin dalë.
Ndërkohë qe e ema e 40 vjeçarit Shpresa Gjoka, ka treguar për mediat më shumë detaje nga ngjarja. Ajo thotë se djali u godit nga qelqurinat gjatë shpërthimit dhe sipas saj ai u dërgua në spital nga komshinjtë. Sakaq, bëhet e ditur se ballkonet e banesës janë rrëzuar përtokë nga shpërthimi i përmasave të mëdha.
Ne ishim poshtë po flinim, kur dëgjoj zhurmë penxheret, fluturuan penxheret. Shikoj qelqurina poshtë dhe mendova se ishte tërmet. Kur dola jashtë pash xhama, dyer etj. Shyqyr zotit që nuk kishte njeri jashtë ose ndonjë fëmijë që luante.Në banesë ishte vetëm djali i cili u godit nga qelqurinat. Është dërguar në spital nga komshinjtë të cilët më njoftuan se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Aty nuk jeton njeri, djali erdhi për të na parë ne të shkretët që jemi të sëmurë.Shpërthimi ka dëmtuar të gjitha penxheret 4 ose 5. Ndërsa bombola ishte nga bombolat e vjetra siç i kemi marrë, di unë si ishin ato flama. Shyqyr që shpëtoi djali”, ka rrëfyer ajo.

Shpërthimi i bombolës në Korçë/ Flet e ëma e 40-vjeçarit të plagosur: “Shyqyr që më shpëtoi djali”, mendova se ishte tërmet! pic.twitter.com/GboMqiXgjo
— KorcaBlog.com (@KorcaAlbania) January 30, 2023

