Eleminimi nga Kupa/ Gvozdenovic: “Lojtarët dhanë gjithçka, kemi grup të mirë ,ngjitemi në Superiore

Skënderbeu u eleminua nga Kupa e Shqiperisë pas barazimit me Egnatian teksa kishte humbur ndeshjen e parë në shtëpi. Trajneri Gvozdenovic foli për mikrofonat e Oversport pas ndeshjes. “ Të dyja ndeshjet si këtu dhe në Korçë ishin shumë të mira, besoj ishte një kënaqësi edhe për tifozët që e panë ndeshjen, luftuam deri në fund, i uroj gjithë të mirat Egnatias, pasi është një ekip shumë i mirë dhe ka investuar shumë.

Ai goli që morëm në minutat e fundit ndeshjen e parë ishte një keqardhje për ne mund të shkonim më para me atë gol, por e rëndësishme është që bëmë një test me lojtarët e rinj që kemi marrë, për formacionin që kemi tani.

Lojtarët e rinj më dhanë gjithçka që kërkova, çfarë kemi bërë në stërvitje, por tani jemi të fokusuar në kampionat tek, Puka. Falenderoj klubin dhe presidencën për lojtarët e rinj që kanë sjellë, kemi një grup të mirë edhe me këta mund të arrijmë synimin tonë për tu ngjjitur në Kategorinë Superiore”, u shpreh Gvozdoneviç gjatë një prononcimi për Oversport.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.