Aktori Amos Zaharia ka reaguar për herë të parë pas daljes së tij nga shtëpia e Big Brother VIP. Aktori tha edhe pas eliminimit se karakteristikë e tij është humori i zi, por jo të gjithë e kuptojnë që është në sensin e batutave. Për këtë ai kërkoi falje, nëse dikush është prekur!
Te dashur miq! Ju falenderoj shume per mbeshtetjen qe me keni dhene gjate rrugetimit tim ne bbv. Qendrimi larg familjes, miqve dhe profesionit nuk ka qene i lehte, ndaj jam i lumtur qe i rikthehem jetes dhe angazhimeve te mia. Shume prej jush qe me njohin e ma dine humorin me kane kuptuar, e shume te tjere qe nuk me njohin, keqkuptuar…
Nese dikush eshte ndjere i fyer apo i prekur nga shakate e mia, sjellja ime, qendrimet e mia ne raport me komunitetin brenda shtepise, kerkoj ndjese!
BBV eshte nje loje, por nuk duhet zhveshur nga misioni edukativ, pasi duam apo nuk duam krijon modele ne shoqeri. Ajo qe ka rendesi eshte te mbetemi njerez dhe te mos humbasim qytetarine, dhe ketu perfshij edhe veten time mbi te gjithe! Ju perqafoj te gjitheve! Have a nice BBV fellas!!
