Klevis Balliu i prerë: “Nesër fillon revolucioni pa afat mbarimi….

Ish-deputeti i Partisë Demokratike thotë tubimi anti-qeveritar i opozitës, që do të mbahet ditën e nesërme, është në revolucion dhe jo protestë. Balliu ka deklaruar se ky revolucion që mund të shoqërohet me mosbindje civile, do të vijojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Opozita pret që nesër në protestë të marrin pjesë rreth 100 mijë persona. Sakaq, masa për mbarëvajten ka marrë edhe policia e shtetit, duke angazhuar në terren rreth 1,500 punonjës.

“Revolucioni s’mund të ketë afat mbarimi, ora e mbylljes është kur Edi Rama jep dorëheqjen. Unë e pres që sot dorëheqjen e tij, ai bën mirë të japë dorëheqjen. Qytetarët do ta gjejnë në çdo vrimë që ai fshihet. Refuzoj ta quaj protestë, kjo është revoltë”, deklaroi Balliu. Protesta pritet të nisë të shtunën në orën 12:00, dhe pjesëmarrësit do të grumbullohen në tre sheshe, për t’u bashkuar më pas te Bulevardi Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: