Sherri për një femër/ Qëllohet me plumb në kokë 34 vjeçari shqiptar në Mykonos(Foto)

Vritet Visar Dakrama, nga Vlora, në ishullin e Mykonos. 34-vjeçari shqiptar u vra me kallashnikov nga 33-vjeçari grek Athanasios Nazos në orën 06:00 të mëngjesit. Sherri mes dy të rinjve nisi në një lokal në ishull, pasi dyshohet se ajo kishte lidhje me të dy. Në sherr e sipër, greku shkoi në banesë dhe është kthyer sërish me një armë të cilën e ka shkrepur dy herë në kokë ndaj Dakramës.

Autori është arrestuar menjëherë nga policia. Ai ndodhet në gjendje të rënduar për shkak edhe të konsumimit të lartë të alkoolit. Policia po heton për të zbuluar rrethanat e plota që fshihen pas vrasjes.


34-vjeçari, Visar Dakrama

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: